Mustafa: Nuk jap dorëheqje, nuk i lë në baltë qytetarët që ma kanë dhënë besimin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke folur për zhvillimet e vitit 2015 ka deklaruar se ky vit ka qenë një vit i vendimeve të mëdha dhe vit i rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Pavarësisht kërkesës së opozitës për dorëheqje, ai ka bërë me dije se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje. Ai ka vlerësuar se nuk është në rregull të japë dorëheqje dikush që respekton ligjin dhe është në rrugë të drejtë.  Në këtë intervistë për “Epokën e re”, ai ka thënë se dorëheqja e një kryeministri duhet të ndodhë kur atë e kërkojnë qytetarët dhe kur i konsumohet legjitimiteti e s’ka legalitet. “Mendoj se nuk është në rregull që dikush të japë dorëheqje për shkak se po zbaton ligjin. Të japësh dorëheqje nga rruga e drejtë nuk është në rregull; është braktisje, lënie në baltë e besimit të qytetarëve. Dorëheqja jepet kur kërkojnë qytetarët, kur konsumohet legjitimiteti dhe s’ka legalitet. Ne i kemi të dyja dhe kemi përkrahje të hapur ndërkombëtare, duke filluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe miqtë e tjerë”, ka thënë Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …