Një grup i armatosur ka vrarë një turist, si ka plagosur 11 të tjerë në Kështjellën e Derbentit, në Dagestan, zonë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s, e cila ndodhet në Kaukazin verior. Turistët u sulmuan mbrëmjen e së martës, ndërsa gjendeshin përpara fortesës së qytetit, që konsiderohet një ndër më të hershmit në Rusi. Pesë nga të lënduarit janë në gjendje kritike për jetën. Dagestani është përfshirë në sulme nga kryengritësit islamikë dhe nga separatistët e Çeçeninë fqinje. Ende nuk dihet me saktësi se kush qëlloi mbi turistët në Derbent, ndërsa agresorët u larguan nga vendngjarja me shpejtësi. “New York Times” shkruan se, vitin e kaluar, një pjesë e krerëve kryengritësve islamikë të rajonit hoqën dorë nga besnikëria e tyre ndaj al-Kaedës, në favor të Shtetit Islamik. Drejtues të këtij të fundit kanë bërë thirrje për sulme në Rusi dhe perspektiva e një grupi të ri fanatikësh, që faniten në vend këtë herë nën flamurin e ISIS-it, ka mbjellë krikë, në Kremlin.
Kontrolloni gjithashtu
Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
