Jakup Krasniqi: Beogradi do “Vatikanin serb” në Kosovë?!

Pasi Qeveria e Kosovës (dy Kryeministra e saj) në bisedimet e Brukselit me Daciqin e Vuciqin, arritën ta krijojnë “zajednicën”, një “Republikë Serbska” në Kosovë, tashme të shpallur antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese, ky fakt, për Beogradin ka hapur orekse të reja për copëzimin e Kosovës. Këto orekse, jo të pa njohura për çdo njëri që shikon pak përtej bregut, i shfaqi njeriu i parë i shtetit, Kryetari i Serbisë Tomisllav Nikoliq i cili në bisedë me patriarkun Irinej kanë biseduar dje në Patriarkanë për mundësinë që pozitës së Kishës ortodokse serbe në Kosovë t’i propozohet modeli i Vatikanit!

 

Pra, kreu i shtetit serb nuk është i kënaqur me një “zajednicë” serbe, ai kërkon edhe një “zajednicë” tjetër, por tani të Kishave e të Manastireve serbe në Kosovë.

Gazeta Beogradase “Novosti”, njofton për takimin e mbajtur në mes kreut të shtetit dhe kreut të kishës dhe se takimi është mbajtur në vlugun e përgatitjeve për vazhdimin e dialogut me Prishtinën, e sipas paralajmërimeve të ekipit negociues serb. Nga kjo bisedë, dihet se Qeveria serbe, për raundin e ri të negociatave ka ndërmend ta paraqesë pikërisht çështjen e statusit të Kishës Ortodokse serbe (KOS) dhe të pasurisë së saj në Kosovë. Kjo është edhe një dëshmi tjetër se marrëveshjet me Serbinë nuk kanë përfunduar. Kur merret parasysh fakti se qeveritarët tanë deri më tani kanë bërë marrëveshje të dëmshme, për çka ka treguar edhe Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila vetëm në një marrëveshje ka konstatuar se janë shkelur tetëmbëdhjetë (18) nene të Kushtetutës të shpërndarë në tetë kapituj vital të saj. Nga përmbajtja, shumësia e thellësia, këto shkelje në asnjë mënyrë nuk mund të krahasohen më atë të presidentit Sejdiu.

Pas këtyre shkeljeve të renda të Kushtetutës nga Kryeministri dhe delegacioni i tij në Bruksel, është më shumë se e qartë se këta njerëz e kanë humbur çdo kredibilitet për t’i vazhduar bisedimet me Serbinë. Këta qeveritarë janë të obliguar që ta ndjekin rrugën e Presidentit Sejdiu dhe të dorëheqjen. Ky është edhe obligimi i tyre kushtetues – janë shkelës te Kushtetutës. Nëse këta nuk e bëjnë këtë, atëherë duhet të jetë veprimi i qytetarëve të bashkuar që t’i detyron të bëjnë ketë.

Pasi jemi në fund të një viti të një qeverisje tepër të keqe, këta njerëz të pa përgjegjshëm le ta presin Vitin e Ri 2016 duke i mbajtur pozitat e pa merituara, por me kushtin që të përgatiten për dorëheqjen nga pozitat e tyre që tani më janë kundër kushtetuese. Ky akt i këtyre njerëzve do të ishte Urimi më i mirë i fillimvitit 2016 për qytetarët e Republikës së Kosovës! Ata vetëm kështu, duke ikur nga pushteti, mund t’i shërbejnë vendit të tyre – Republikës së Kosovës.

Është momenti i duhur që qytetarët e Kosovës, ta lënë shtetin në duar të sigurta!

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

Vendim i kontestuar i ministrit Stoilkoviç: Akuza për arbitraritet dhe diskriminim në largimin e pesë shqiptarëve

Vendimi i fundit i ministrit Stoilkoviç për largimin nga puna të pesë punonjësve shqiptarë në …