AAK: Nuk ka rrugë tjetër pos shkarkimit të Qeverisë Mustafa

AAK ka mbajtur një konferencë për medie, gjatë të cilës ka folur për ngjarjet që shënuan vitin që po lëmë pas. Duke komentuar mbi mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, nënkryetari i kësaj partie, Ardian Gjini ka thënë se nuk përjashtohet që partitë opozitare të shkojnë me një listë të përbashkët. “Ekziston mundësia se në rast se mbahen zgjedhjet, opozita të shkojë me platformë të përbashkët edhe pse është ende herët”, ka thënë ai. Duke përmendur me radhë dështimet e Qeverisë, si mos-krijimi i ushtrisë, kodi telefonik, mos-anëtarësimi në UNESCO, Gjini ka vlerësuar se nuk ka mbetur asgjë tjetër pos shkarkimit të Qeverisë Mustafa në fillim të vitit të ardhshëm. Ndërkaq, nënkryetari tjetër i AAK-së, Ahmet Isufi ka thënë se opozita do të vazhdojë e bashkuar të kundërshtojë të këqijat që po e kanosin vendin.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …