Mustafa: Nuk do të ketë zgjedhje para vitit 2018

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa sërish
i ka bërë thirrje opozitës për bisedime. Në një intervistë për ditoren ‘Zëri’,
ai është shprehur kundër zgjedhjeve të jashtëzakonshme, kërkesë kjo e ngritur
nga ana e partive opozitare. Kryeministri Mustafa ka thënë se nuk do të ketë zgjedhje
para vitit 2018. Ai ka folur edhe për vendimin e Kushtetueses në lidhje me Marrëveshjen
për Asociacionin, për të cilën ka thënë se vërejtjet e saj janë të qëndrueshme.
Në bazë të këtyre
sqarimeve do të jetë tani shumë më e lehtë që të bëhet statuti, i cili do t’i
dërgohet përsëri Gjykatës Kushtetuese në shqyrtim. Çdo pikë e statutit do të
jetë në përpikëri me Kushtetutën”, ka thënë veç të tjerash kryeministri Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …