Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka vlerësuar se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është këshillëdhënës për Qeverinë e Kosovës në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ai ka paralajmëruar se ky opinion i kushtetueses do të respektohet plotësisht nga Qeveria e Kosovës. Sipas tij, nuk do të ketë rinegocioim të marrëveshjes për bashkësinë e komunave, por që vetëm duhet respektuar opinioni i Kushtetueses për statutin dhe dekretin e Asociacionit. Duke folur lidhur me postin e pretenduar të kryetarit të Kosovës, ministri Thaçi thotë se marrëveshja e koalicionit mes dy partive PDK dhe LDK duhet të respektohet deri në fund. Kjo marrëveshje parasheh që pas skadimit të mandatit të kryetares Jahjaga, në krye të vendit të postohet kryetari aktual i PDK-së, Hashim Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
