Qeveria e Kosovës dhe Banka Evropiane për Rindërtim
dhe Zhvillim, kanë arritur marrëveshjen për
kredi “Rehabilitimi i Rrugëve Rajonale” në vlerë prej 29 milionë eurosh. Nënshkrimi i kësaj Marrëveshje ka
për qëllim rehabilitimin e rrugës nga Kllokoti deri në rrugën e Gjilanit
(përafërsisht 17 km), përmirësimin e rrugës hyrëse të qytetit të Ferizajt
(përafërsisht 5.6 km), përmirësimin e rrugës hyrëse në qytetin e Gjilanit (përafërsisht
2.9 km), si dhe përmirësimin e rrugës hyrëse në qytetin e Prizrenit (rreth 2.7
km). Sipas një njoftimi të Ministrisë së Financave, marrëveshja kredi në vlerë
prej 29 milionë euro është me kohëzgjatje 3 vite grejs periudhë, 12 vite
amortizim me këste gjysmë vjeçare si dhe me normë të Interesit: EURIBOR + 1%
për vit.
Kontrolloni gjithashtu
Aida Dërguti: Gjykata Speciale është produkt i raportit të Dick Martyt dhe presionit ndërkombëtar
Pesë vjet pas dërgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçit, Kadri …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
