Me iniciativë të Forumit për Transparencë Parlamentare, nga sot fillojnë aktivitetet “Ditët e Kuvendit 2018”. Këto aktivitete kanë për qëllim që t;iu mundësojnë qytetarëve të ti diskutojnë drejtpërsëdrejti me deputetët e Kosovës. Takimi i parë publik do të organizohet sot në Gjilan, në Teatrin e Qytetit, duke filluar në orën 14:00. Në takim me qytetar do të marrin pjesë këta deputetë: Zenun Pajaziti, Lirije Kajtazi, Ismajl Kurteshi, Besa Baftiu, Ahmet Isufi dhe Milaim Zeka.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
