Donald Trump ka kërcënuar se do të fillojë sulmet ajrore kundër regjimit të Assadit në Siri

Donald Trump ka kërcënuar se do të fillojë sulmet ajrore kundër regjimit të Assadit në Siri

Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka kërcënuar se do të fillojë  sulmet ajrore kundër regjimit të kriminelit, Bashar al Assad në Siri, pas hedhjes së lëndëve kimike mbi popullsinë civile, ku u vranë edhe fëmijë. Trump thotë se raketat janë gati dhe i drejton një paralajmërim Rusisë. Kjo e fundit, disa orë më parë u zotua se do të rrëzojë çdo raketë që do të godasë regjimin e Assad. “Rusia zotohet se do të rrëzojë të gjitha raketat që do të lëshohen drejt Sirisë. Përgatitu Rusi, sepse ato do të vijnë, bukur dhe të reja dhe “të zgjuara”. Ju nuk duhet të jeni partnerë me një “mizor të gazit vrasës” që vret popullin e tij dhe argëtohet”, thotë Presidenti amerikan. Rusia, e cila mbron regjimin vrastar të  Assad, premtoi se do të shkatërrojë çdo raketë që do të niset drejt forcave qeveritare. Amerika, Franca dhe Britania e Madhe vazhdojnë të diskutojnë për të sulmuar Sirinë dhe për të ndëshkuar vrastarin Assad, pas sulmit kimik të së shtunën, ku mbetën të vrarë 43 persona.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Shahini: Vendimet e Qeverisë për masat anti-Covid janë kundërthënëse me njëra-tjetrën dhe jo mirë të analizuara

Agim Shahini: 600 biznese u larguan në Shqipëri – Kapitali po ikën, Kosova po dobësohet

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka ngritur shqetësime serioze për ikjen masive të kapitalit vendor jashtë …