leoni

Ambasadori Donald Lu i kishte kërkuar Adriatik Llallës ta arrestonte Ilir Metën për korrupsion

Ambasadori Donald Lu i kishte kërkuar Adriatik Llallës ta arrestonte Ilir Metën për korrupsion

Në një letër drejtuar Kongresit amerikan, kryeprokurori Llalla ka zbuluar edhe emrin e zyrtarit të lartë që Shtetet e Bashkuara, përmes përfaqësuesit diplomatik të tyre në Tiranë, që ishte  kërkuar të arrestohej për korrupsion. Edhe pse e kishte pranuar edhe publikisht se Lu, gjatë një takimi privat në zyrën e tij, i kishte kërkuar arrestimin e një politikani të rëndësishëm, ai asnjëherë nuk e ka thënë emrin e politikanit, gjë të cilën e ka bërë për Kongresin amerikan, kur i është kërkuar informacion në lidhje me ndikimin e George Soros në Shqipëri.  Ambasadori Lu më ka sugjeruar se duhej të arrestoja kreun e Parlamentit, njëkohësisht kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Meqë ishte i korruptuar dhe po pengonte Reformën në Drejtësi. Por, Llalla thekson se një kërkesë e tillë, tërësisht e papërgjegjshme, e kishte detyruar atë të ndërpriste takimin, teksa i kishte shpjeguar ambasadorit amerikan se arrestimi i një personi, përfshi një zyrtar të lartë, bëhet vetëm mbi bazën e provave, (të cilat natyrisht se kryeprokurori Llalla ia kishte fshehur për arsye që vetëkuptohen).

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …