Zëvendës-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, nga posti në të cilin, katër vjet më parë e kishte emëruar kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi. Në dorëheqjen e tij drejtuar medieve ai thotë se ishte munduar ta jepte kontributin në sferën e Diplomacisë Publike, asaj Digjitale dhe në lobim ndërkombëtar, pavarësisht sfidave të cilat Republika e Kosovës i ka ndërkombëtarisht. Aktivitetin tim do të vazhdoj në sektorin privat, ka thënë Selimi, qengji më i vogël i flijimit për shkak të dështimeve një pas një të Ministrisë së Jashtme. Selimi do të mbetet në kujtesë për foto dhe imazhet familjare me Ivica Daçiqin dhe djalin e tij të vogël, pastaj me prishjen e imazhit nga vezët  e Vetëvendosjes, ndërsa  lëshimet dhe paaftësitë nuk numërohen dot. 
Kontrolloni gjithashtu
Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës
Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				