Komuna e Tetovës mori vendim për ndërprerjen e mësimit në shkollat fillore dhe të mesme, si dhe ka mbyllur çerdhet për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së ajrit në Tetovë, që dy ditët e fundit arriti nivelet rekorde deri më 996 mikrogram për metër kub. “Duke u nisur nga fakti që ditëve të fundit indikatorët e ndotjes së ajrit në Komunën e Tetovës kanë arritur shifra alarmante, Komuna e Tetovës solli vendim për ndërprerjen e menjëhershme të procesit edukativo arsimor, në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, si dhe në çerdhet që janë në juridiksionin e Komunës së Tetovës”, deklaroi kryetarja e Komunës së Tetovës, Teura Arifi. Vendimi u mor pas protestave dyditore të nxënësve të cilët gjuajtën edhe me vezë objektin e Komunës. Ndërkohë për nesër organizata “Eco Guerilla” dhe Lëvizja “Nëna dhe Fëmija” kanë thirrur një protestë në të cilën do t’i bllokojnë tre hyrjet e qytetit të Tetovës, atë që çon drejt kufirit të Jazhincës, hyrjen nga Shkupi dhe hyrjen nga Gostivari.
Kontrolloni gjithashtu
Të dielën mbahet balotazhi në 18 komuna të Kosovës
Të dielën, më 9 nëntor, qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen sërish kutive të votimit …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
