Pas konstatimit të Këshillit të BE-së se Kosova në implementimin e kritereve, nuk ka marrë një rekomandim pozitiv sa i takon liberalizimit të vizave ka reaguar edhe Shefja e grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi. “Vasaliteti i politikanëve të korruptuar dhe të shantazhuar, përveç dëmeve nuk sjellë asgjë të mirë për vendin. Kështu ndodhi edhe me vizat e premtuara moti. Kosova pranoi shumëçka në dëm të vetin, deri në rrezikun për defunksionalizim. Por, Kosova nuk pranoi ta përmbushë kriterin kryesor: luftimin e krimit dhe të korrupsionit. Tash, zëvendësi i Isës, Hashim Thaçi, me tone të dështuara provon t’i fajësojë të tjerët për dështimin e radhës. Fajet i ke ti. Me hajna nuk ka shtet!”, ka shkruar Kadaj-Bujupi në një postim të saj.
Kontrolloni gjithashtu
Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …