Enver Hoxhaj

Kosova dhe Serbia po hynë në një fazë të rëndësishme të dialogut, në atë që po quhet edhe faza finale

Kosova dhe Serbia po hynë në një fazë të rëndësishme të dialogut për të dy vendet, në atë që po quhet edhe faza finale, e që pritet të përfundojë me njohje reciproke mes dy vendeve. Nga pala kosovare qëllimi kryesor nga ky dialog është njohja reciproke dhe anëtarësimi në Organizatën Kombeve të Bashkuara , NATO e Bashkim Evropian. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj në një prononcim për lajmi.net, thotë se platforma për dialogun e miratuar në Qeveri të enjten, ka për qëllim arritjen e një marrëveshje për njohje reciproke dhe hapje të rrugëve për anëtarësim në BE e mekanizma tjerë të rëndësishëm. “Qëllimi  në dialog është që të ketë njohje të ndërsjellët, që Kosova të anëtarësohet në OKB dhe që të dy vendet po ashtu të aspirojnë dhe të përmbushin qëllimin e anëtarësimit në BE dhe NATO, dhe këto çështje i trajton edhe platforma që kemi miratuar në Qeverinë e Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …