Safet Gërxhaliu

Ismet Kryeziu thotë se kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu duhet të jap dorëheqje

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu thotë se kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu duhet të jap dorëheqje. Kryeziu këtë e arsyeton me deklaratën e Gërxhaliut se “është emancipim dhe promovim i bizneseve nga shteti i Serbisë në panairin e Kosovës me flamurin e tyre, e në anën tjetër refuzimi që bizneset kosovare të promovohen në panairet e Serbisë pa simbole të Kosovës”. Për këtë sonte ka reaguar edhe ministrja e Jashtme e Kosovës.

“Safet Gërxhaliu duhet të jap dorëheqje. Jam per çdo te drejte kushtetuese te secilit komunitet, madje per te drejtat e njeriut jam i gatshem te shkele kushtetuten nese ajo s’promovon mjaftueshem te drejtat qytetare, perfshi te drejtat e pakicave serbe. Por ne asnje moment s’pranoj faktin ta quaj emancipim pranimin dhe promovimin e bizneseve nga shteti i Serbise me flamujt e tyre, e ne anen tjeter refuzimin e tyre per te na pranuar bizneset tona ne panairet e tyre me simbole te Kosoves. Kurrfare emancipimi nuk eshte ky, pos inferioret i bizneseve dhe institucioneve tona. Safet Gerxhaliu duhet te jape doreheqje. Nese ky eshte emancipim per te personalisht, nuk eshte kurrfare emancipimi as per bizneset e as per institucionet e as per qytetaret e Kosoves”, ka shkruar Kryeziu.

Kontrolloni gjithashtu

Alicia Kearns: Bashkimi Evropian është joproduktiv për de-përshkallëzimin e situatës në veri, duke inkurajuar Beogradin

Alicia Kearns: Shtetet e Bashkuara finalizuan raportin mbi sulmin në Banjskë dhe kërkojnë publikimin e tij urgjent

Pas një periudhe prej katër muajsh ku autoritetet nuk arritën të zbulojnë gjetjet për sulmin …