leoni

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i dhuron Natashha Kandiqit 'Hartën e Artë të Kosovës'

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i dhuron Natashha Kandiqit ‘Hartën e Artë të Kosovës’

Kryeministri i së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim aktivisten për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe themeluesen e Fondit për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd, Natasha Kandiq. Kryeministri ka shprehur kënaqësinë për takimin, i cili po zhvillohet në vigjilje të Samitit të Londrës, ku pritet që vendet e Ballkanit Perëndimor ta nënshkruajnë Deklaratën e përbashkët për evidentimin, burimet kredibile dhe rrethanat e vrasjeve në luftërat e viteve ’90 në këto hapësira. Me këtë akt synohet që të mos lejohet mundësia e falsifikimit të historisë. “Të veprosh në një ambient të pasigurt dhe të mos i ndash viktimat në ‘të tyret dhe tonat’,  por të kërkosh drejtësi për ta dhe satisfaksion moral, është jo vetëm humanizëm i pashoq por edhe guxim qytetar e njerëzor”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj. Ai e ka falënderuar Natasha Kandiqin për punën e madhe që ka bërë rreth evidencës së të vrarëve dhe të zhdukurve në konfliktin e Kosovës, dhe ka theksuar se të dhënat e publikuara nga Fondi për të Drejtën Humanitare, janë ende të dhënat më kredibile. Në fund të takimit, kryeministri Ramush Haradinaj për kontributin e madh, i ka dhuruar Natasha Kandiqit, “Hartën e Artë të Kosovës”.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres apelon për “një plan global vaksinimi” kundër Covid-19

Antonio Guterres: Ka rrezik që konflikti me Iranin të dal jashtë kontrollit dhe të ketë pasoja për mbarë botën

Pas sulmit nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj tri bazave bërthamore në …