Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, sot është nisur për në SHBA, ku do të ketë takime zyrtare në Iowa dhe New York

Hashim Thaçi: Bashkimi Evropian nuk e do Kosovën as Serbinë pa i mbyllur çështjet mes vete

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se politika e Kosovës përcillet me thashetheme e më pak debate e argumente se ku jemi si shoqëri e si shtet. Ai është shprehur se ditët dhe muajt e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e Kosovës. Kosova është storie e suksesit, por vitet e fundit ai ka thënë se institucionet e Kosovës kanë funksionuar me brishtësi. Ai ka përmendur edhe zhvillimet  në Kuvendin e Kosovës duke aluduar në hedhjen e gazit lotsjellës, që sipas tij kanë dëmtuar imazhin e Kosovës. Thaçi në konferencën  “Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i Reformimit, Bashkëpunimi Rajonal dhe Integrimi në BE”, është shprehur se Kosovës i mungon një planë strategjik për 10 vjetorin e ardhshëm. Sipas tij, pavarësisht se kush është në qeverisje të vendit duhet të ketë një agjendë të përbashkët për reformat, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin në BE. Kryetari ka komentuar edhe  platformën e dialogut dhe atë të kryetarit të PDK-së, Kadri Vesli, që sipas tij janë të mirëseardhura. “Një marrëveshje obligative është e nevojshme dhe domosdoshme për Kosovën dhe Serbinë. BE nuk e do as Kosovën e as Serbinë pa i mbyllur çështjet mes vete” ka thënë Thaçi. Ai ka folur edhe për pajtimin mes dy vendeve, që sipas tij është i vështirë për Kosovën, por është rruga e vetme.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …