Në Ministrinë e Forcës të Sigurisë së Kosovës mbahet Konferenca e 8-të, “FSK-ja dhe Partnerët’’

Në Ministrinë e Forcës të Sigurisë së Kosovës mbahet Konferenca e 8-të, “FSK-ja dhe Partnerët’’

Nesër duke filluar në orën 09:00 fillon punimet e seanca e parë të Konferencës së organizuar nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës ,,FSK dhe Partnerët’’.

Në hapjen e punimeve të Konferencës do të  marrin pjesë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj,

Ministri i FSK-së, z. Rrustem Berisha,

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama,

Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Salvatori Cuoci.

Konferenca do të fokusohet në planet bilaterale vjetore për vitin 2018 midis Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe partnerëve bilateral, si dhe nevojat dhe kërkesat e FSK-së për zhvillim të mëtejshëm për 2019/2020. Ky aktivitet ka për qëllim që të mbledhë të gjithë aktorët mbështetës të Forcës së Sigurisë së Kosovës me qëllim të koordinimit të mbështetjes së ofruar nga vendet partnere me të cilat MFSK ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Përveç përfaqësuesve të vendeve partnere, të ftuar në konferencë janë edhe ambasadorë të vendeve mike dhe partnere, atashetë ushtarakë të akredituar në Prishtinë,  përfaqësues nga Ekipi Këshillues Ndërlidhës i NATO-s,  KFOR-i, nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), Ministria e Punëve të Brendshme (MBP), Policia e Kosovës dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk, Ozkan Ulutash, ka qëndruar në një vizitë zyrtare, në selinë e NATO-s, në Bruksel

Ulutash: Aleatët dhe partnerët e NATO-s mbështesin përpjekjet e KFOR-it për sigurimin e mjedisit të sigurt në Kosovë

Komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, gjenerali turk,  Ozkan Ulutash, ka deklaruar se …