Shefja e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini: Rusia dhe Turqia kanë “përgjegjësi të veçantë” në Siri

Shefja e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini: Rusia dhe Turqia kanë “përgjegjësi të veçantë” në Siri

Shefja e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini i ka bërë thirrje Rusisë, Iranit dhe Turqisë për të bërë më shumë në uljen e luftimeve në Siri. Mogherini ka foluar para gazetarëve më 25 prill në Bruksel, pasi donatorët ndërkombëtarë janë mbledhur në ditën e dytë në një konferencë për të ndihmuar shtetin e shkatërruar nga lufta. Ajo ka thënë se tri shtete ndajnë “përgjegjësi të veçantë” për të siguruar kushte për arritjen e ndonjë armëpushimi dhe për t’i bërë presion Qeverisë së presidentit sirian, Bashar-al Assad për t’u kthyer në tavolinën e negociatave. “Ne jemi duke parë një përshkallëzim të aktiviteteve ushtarake e që në fakt është e kundërta e asaj që Rusia, Irani dhe Turqia kanë premtuar se do të bëjnë”, ka thënë ajo. Rusia dhe Irani i kanë dhënë Assadit mbështetje thelbësore në luftën shtatëvjeçare në Siri, e cila ka vrarë qindra mijëra persona dhe ka detyruar miliona të tjerë për t’u zhvendosur nga shtëpitë e tyre. Rreth 80 shtete, organizata dhe partnerë janë duke marrë pjesë në konferencën e donatorëve në Bruksel. Agjencitë e Kombeve të Bashkuara u kanë bërë thirrje shteteve që të kontribuojnë në apelin humanitar prej 9.1 miliardë dollarëve për Sirinë. Deri më tash është njoftuar se janë donuar vetëm 2.3 miliardë dollarë.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …