Ministresha Hoxha nuk dëshpërohet për viza, sepse ajo e të gjithë qeveritarët e akrabatë e tyre, i gëzojnë ato

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha shprehet e bindur se në këtë vit do të hiqen vizat

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt integrimit euroatlantik. Duke u ndërlidhur me Raportin e Progresit, Hoxha ka thënë se ky raport shërben si udhërrëfyes për vendin. Ministrja Hoxha është shprehur optimiste se brenda këtij viti qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza. Në këtë kontekst, Hoxha ka bërë me dije se javën e ardhshme presin një mision vlerësues nga Komisioni Evropian për çështjen e vizave. “Me publikimin e raportit të vendit, Qeveria ka reaguar menjëherë duke i identifikuar sfidat dhe rekomandimet që kanë dalë nga raporti i vendit. Kemi dhënë afate kohore, ju kemi dhënë përgjegjësitë të gjitha atyre që janë të përmendura në mënyrë direkte ose indirekte”, ka thënë ministrja Hoxha në konferencën “Dekada e ardhshme e Kosovës: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi në BE”.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …