leoni

Kryetari Jashari inspektoi punimet në rrjetin e kanalizimit në fshatin Kuqicë

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, dhe drejtorë, kanë inspektuar punimet që janë duke u zhvilluar në rrjetin e kanalizimit dhe ujësjellësit në fshatin Kuqicë. Gjatë inspektimit të punimeve, Kryetari Jashari, theksoi “Te gjitha projektet që janë duke u realizuar në Komunën e Skenderajt do të realizohen sipas standardeve të parapara në planet implementuese dhe se për një gjë të tillë do të përkujdesem së bashku me stafin tim përgjegjës. Po ashtu Jashari, theksoi se këto punime që janë duke ndodhur në këtë fshat janë interes i të gjithë qytetarëve e në radhë të parë i banorëve të këtij fshati, andaj edhe nga ju kërkoj që të kontribuoni në përgjegjësinë e punimeve. Pas inspektimit, Kryetari me stafin e tij, kanë vazhduar rrugën për të parë nga afër vendin ku parashihet të ndërtohet Penda e ujit, projekt ky madhorë i cili do ta zgjidhte problemin e ujit, jo vetëm për Komunën e Skenderajt, por edhe më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …