Kryetari Muharremaj dhe ekspertët bujqësorë kanë vizituar fermerin Habib Elshani

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, drejtori i Bujqësisë Xhevxhet Gashi dhe pesë ekspertë të bujqësisë të sapo punësuar në Komunën e Suharekës, kanë vizituar vreshtat e fermerit Habib Elshani. Kryetari Muharremaj, ka përgëzuar këtë fermer të vyeshëm dhe punëtor për punën që ai po bënte në plantacionet e tij të vreshtave. Kryetari Muharremaj e ka parë për së afërmi punën dhe angazhimin e tij dhe ka shtuar se me punë arrihet çdo gjë, edhe kjo bukuri dhe ky investim që ke bërë këtu në këtë vend malor. Ai është befasuar kur ka parë se përmes gypave me ujë, po furnizonte me ushqim ( pleh artificial ) çdo rrënjë të hardhisë së rrushit. Afër këtij fermeri do të jenë vazhdimisht me këshilla. Fermeri, Habib Elshani në këtë hapësirë ka rreth 7 hektarë tokë të huazuar nga Agjensioni i Pyjeve të Kosovës, të cilën e ka mbjellur me hardhi të rrushit dhe një pjesë me bimë tjera të vlefshme si boronicë etj. Kryetari Muharremaj, ka premtuar se do të ndihmoj çdo qytetar që angazhohet të merret me biznes, sidomos ata që merren me bujqësi, sektor ky mjaft i arsyeshëm në Komunën e Suharekës.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …