Sot në orën 10:00, Kuvendi i Kosovës pritet ta mbajë seancën e radhës

Sot në orën 10:00, Kuvendi i Kosovës pritet ta mbajë seancën e radhës, me ç’ rast  do të shqyrtohej Projektligji për buxhetin e vitit 2016 si dhe 28 projektligje të tjera.  Përfaqësuesit e tri partive opozitare, Vetëvendosja Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, kanë rikonfirmuar  se nuk do të ndryshojnë qëndrim sa iu përket metodave që kanë përdorur deri më tani. Ata kanë thënë se nuk do ta lejojnë mbajtjen e seancës, pavarësisht se në këtë seancë do të shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji për buxhetin e vitit 2016.  Zëvendëskryetarja e Komisionit për Buxhet dhe Financa nga radhët e PDK-së, deputetja, Safete Hadërgjonaj, ka thënë për mediet se pozita do ta gjejë mundësinë për ta kaluar buxhetin për vitin 2016, duke shprehur optimizëm se opozita këtë herë do të reflektojë pozitivisht. “Ne do ta mbajmë seancën, ka deklaruar Hadërgjonaj.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …