Shtëpia e radhës të cilën po e ndërton Komuna e Malishevës është për Rrahman Kovaçin nga fshati Banjë

Shtëpia e radhës të cilën po e ndërton Komuna e Malishevës është për Rrahman Kovaçin nga fshati Banjë

Në kuadër të rritjes së mirëqenies për qytetarët e Komunës së Malishevës dhe krijimit të kushteve më të mira për jetesë, dhe me qëllim të sigurimit të banimit, ka filluar ndërtimi edhe i një shtëpie, për një familje e cila jeton në kushte të rënda socio ekonomike dhe në kushte jo të mira të banimit. Sot këtë familje e kanë vizituar edhe kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj dhe drejtori komunal për urbanizëm, Islam Vrenezi, të cilët e kanë uruar familjen për ndërtimin e shtëpisë. Shtëpia e radhës e cila po ndërtohet, është për Rrahman Kovaçin nga Banjë, cili i takon komunitetit RAE, që jetojnë në Komunën e Malishevës. Kovaçi, deri më tani ka jetuar në një ndërtesë banimi, në kushte të rënda, pasi ndërtesa është në rrënim e sipër për shkak të vjetërsisë.

“Ne po mundohemi që brenda kushteve dhe mundësive buxhetore, të krijojmë kushte sa më të mira për të gjithë banorët e Komunës së Malishevës, e në veçanti për rastet e tilla, ku jetojnë në kushte të rënda dhe nuk kanë mundësi që të sigurojnë banimin. Krijimi i kushteve për jetesë dhe rritja e mirëqenies së banorëve tanë, është obligim për ne, e mbi të gjitha është edhe obligim moral”, tha kryetari Begaj, gjatë vizitës në këtë familje.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …