Lekaj: Taksa 100 për qind të vazhdojë, derisa nuk kemi njohje nga Serbia, liberalizim dhe njohje të plotë nga BE-ja

Lekaj: Meja e Gjakovës është pikë e pashlyer e gjenocidit të Serbisë mbi Kosovën

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka shkruar se Meja e Gjakovës është pikë e pashlyer e gjenocidit të Serbisë mbi Kosovën. 19 vjet më parë, në këtë ditë janë vrarë e masakruar pa dallim, gra, burra, fëmijë e të moshuar, vetëm pse regjimi i Millosheviçit kishte vendosur që të spastronte nga Gjakova e Kosova çdo shqiptar e çdo gjë  që ishte shqiptare. Dëshmorët e martirët janë argumente se nuk ishte lehtë të përballesh me pushtuesin për të fituar lirinë. Sot e në çdo ditë duhet të nderojmë të rënët për çlirim, nderimi më i mirë për ta është që të punojmë pandalshëm për pasardhësit e tyre dhe për mbarë qytetarët, me idealin e familjarëve të tyre të rënë, ka shkruar në mes tjerash ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …