Haradinaj: Do ta bllokojmë sërish seancën

Partitë opozitare sërish do të bllokojnë seancën e radhës
në Kuvendin e Kosovës. Kjo është bërë e ditur nga kryetari i AAK-së, Ramush
Haradinaj, sipas të cilit kundërshtimi mund të jetë në forma të ndryshme. Në një
prononcim për agjencinë KosovaPress, ai ka qartësuar se opozita është në
diskutim e sipër mbi mënyrën e kundërshtimit. Në lidhje me fjalimin e paralajmëruar
të kryetares, Atifete Jahjaga, Haradinaj ka vlerësuar se “nuk ka kuptim mbajtja
e një fjalimi në rast se marrëveshjet nuk janë shfuqizuar”. Kreu i AAK-së ka
shtuar se kundërshtimi i dy marrëveshjeve, do të vazhdojë me tubime nëpër
qytetet kryesore të Kosovës. Opozita e bashkuar ka bërë me dije se tubimi
protestues i radhës do të mbahet të shtunën në Gjilan, ndërsa të hënën edhe në
qytetin e Pejës.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …