Popi serb dhe anti-shqiptari i tërbuar, Sava Janjiq ka arritur të bllokojë bartjen e 25 hektarëve tokë kontestuese, në Deçan, në pronësi të shtetit deri më 29 shkurt 2016. Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka vënë masë të përkohshme çështjes së tokës të cilat Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme kishte vendosur se i takonin ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria”. Kushtetuesja thotë se nëse vazhdojnë më tutje procedurat, Manastiri mund të pësojë dëme të pariparueshme. Si argument të fortë ka përmendur faktin që Manastiri është nën mbrojtjen e UNESCO-s. Janjiq ka bërë kërkesë në emër të Manastirit të Deçanit për vlerësim të kushtetutshmërisë se dy vendimeve të 12 qershorit 2015 të Kolegjit të Ankesave të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.
Kontrolloni gjithashtu
Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi marrin shtetësinë e Republikës së Kosovës
Ish-kongresmeni amerikan Joe DioGuardi dhe aktivistja Shirley Cloyes DioGuardi janë bërë zyrtarisht shtetas të Republikës …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
