leoni

Kanë nënshkruar kontratat 20 fermerë përfitues të sektorëve të ndryshme në Suharekë

Projekti: “Iniciativa për fermerë të Vegjël në Komunën e Suharekës” – faza e dytë, i cili është financuar nga ADA (Agjensioni Austriak për Zhvillim) në partneritet me Komunën e Suharekës, që implementohet nga LDF (Fondi për Zhvillim Lokal), ka përzgjedhur 20 përfituesit e këtij Projekti. Me rastin e nënshkrimit të kontratave, kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka uruar përfituesit duke ju dëshiruar punë dhe afarizëm të suksesshëm: “Do ta keni përkrahjen e madhe nga unë dhe Komuna tash e tutje. Unë edhe pa qenë kryetar kam vizituar disa fermerë dhe po më vjen shumë mirë që po shoh shumë femra të cilat po merren me këtë punë. Unë jam befasuar me punën që po bëjnë gratë në Komunën tonë”. Kryetari Muharremaj më pas ka falënderuar ADA-në që po bënë punë shumë të mirë, më pas ai ka bërë të ditur se mbi 10 milion euro do të investohen në Komunën e Suharekës këtë vit jashtë buxhetit të Komunës. Kjo është hera e parë që Komuna e Suharekës ka siguruar mjete kaq të mëdha jashtë buxhetit komunal.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sesion informues mbi zhvillimin e Komunitetit

Sot në sallën e Kuvendit Komunal të Vitisë, është mbajtur Sesioni Informues me Fondacionin Kosovo-Luxemburg, …