SHBA-të mbështesin tranzicionin e disiplinuar dhe transparent të FSK-së në një ushtri profesionale dhe shumetnike

ILP: Serbia të mos i bashkohet BE-së derisa ta pranojë Kosovën

Instituti Lindje-Perëndim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë një analizë të situatës në Ballkan dhe Evropë dhe ka dhënë disa rekomandime që kanë të bëjnë edhe me vendin tonë e Serbinë dhe raportin me Bashkimin Evropian. Në Raportin e Institutit Lindje-Perëndim të SHBA-së dhe Komitetit Kombëtar amerikan për Politikë të Jashtme thuhet që Serbia të mos i bashkohet Bashkimit Evropian derisa ta pranojë Kosovën. “Është koha për veprim në Ballkanin Perëndimor. Nevoja për një veprim të menjëhershëm të SHBA-së dhe BE-së për të zgjidhur çështjet  dhe për të parandaluar një konflikt të mundshëm në Ballkanin Perëndimor. SHBA duhet të vazhdojë të mbështesë anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, por edhe qëndrimin e BE-së që anëtarët e rinj duhet të përshtaten me politikat e Unionit ndaj Rusisë” , thuhet në mes tjerash në raportin e Institutit Lindje-Perëndim të SHBA-së dhe Komitetit Kombëtar amerikan për Politikë të Jashtme.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …