Tre nxënës të Gjimnazit “Kuvendi i Junikut”, u shpërblyen për esenë më të mirë

Komuna e Junikut në bashkëpunim me Organizatën për zhvillim të komuniteteve – HUMAN, dhe zyrën Amerikane në Kosovë, realizuan projektin “ Së bashku kundër Korrupsionit në Kosovë” të financuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë. Projekti në fjalë kryesisht ka të bëjë me ngritjen e vetëdijes së qytetareve të Rajonit të Pejës mbi luftimin e korrupsionit, rritjen e transparencës komunale, sundimin e ligjit, qasjen në dokumente publike dhe aspekte tjera që kanë të bëjnë me qeverisjen lokale. Në kuadër të projektit në bashkëpunim me nxënësit e Gjimnazit “Kuvendi I Junikut” në Junik, janë mbajtur ligjërata dhe janë shkruar ese nga nxënësit me ç’rast janë përzgjedhur tre esetë më të mira të cilat janë shpërblyer me mirënjohje. Ndërsa Kryetari i komunës së Junikut z. Agron Kuçi, nxënësit i njoftoj për funksionimin e administratës komunale si dhe i inkurajoj që të vazhdojnë me përkushtim drejt sukseseve të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …