Shkollat Fillore të Mesme e Ulët “Ahmet Delia”në Skenderaj dhe “Drenica” në Polac kanë shënuar ditën e shkollës

Shkollat Fillore të Mesme e Ulët “Ahmet Delia”në Skenderaj dhe “Drenica” në Polac kanë shënuar ditën e shkollës. Me rastin e shënimit të ditës së festës së këtyre dy shkollave i pranishëm ishte edhe Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me Drejtorin e Arsimit Bekim Latifi. Festa e Ditës së shkollës “Drenica” në Polac filloi nga ora 09:30. Ndërsa festa e ditës së shkollës “Ahmet Delia” në Skenderaj, filloi nga ora 11:00. Kryetar Jashari, i ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit e këtyre dy shkollave për sukseset në punën edukative dhe arsimore. Ndërsa nxënësit e shkollës fillore “Drenica” në Polac, Kryetari Jashari i gëzoi me lajmin që së shpejti do të fillon ndërtimi i shkollës së re. Në ditën e festës së këtyre dy shkollave u shfaq edhe një program artistik, ku nxënësit shfaqën këngë, valle dhe poezi. Dhe krejt në fund nxënësit kishin përgatitur një ekspozitë më punime të ndryshme shkollore.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …