U përkujtua 20 vjetori i rënies në altarin e atdheut të dëshmorit, Artim Jashari

U përkujtua 20 vjetori i rënies në altarin e atdheut e dëshmorit, Artim Jashari

Në kuadër të aktiviteteve që po mbahen anekënd vendit për dëshmorët e kombit, sot në Mitrovicë u përkujtua 20 vjetori i rënies në altarin e atdheut të dëshmorit, Artim Jashari. Në Akademinë Përkujtimore, ku morën pjesë përfaqësues institucionalë, shoqata të dala nga lufta, familjarë, bashkëluftëtarë si dhe një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, u tha se dëshmorët do të jetojnë gjithmonë,  pasi falë luftës së tyre populli i Kosovës gëzon sot lirinë. Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri theksoi se institucionet e Kosovës kanë borxh dhe obligim që asnjëherë mos t’i harrojnë dëshmorët që kontribuuan për këtë vend. Ai shtoi më tutje se i gjithë spektri politik pavarësisht përkatësisë partiake duhet që bashkërisht ta çojnë Kosovën përpara. Ndërkohë, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës OVLUCK-së, Hysni Gucati tha se lufta e Kosovës i ktheu kombit shqiptar krenarinë dhe shtoi se duhet punuar me gjeneratat e reja për t’u shpjeguar atyre rreth luftës heroike të UCK-së. Në emër të familjarëve foli edhe djali i Artim Jasharit, Endrit Jashari, i cili tha se Artimi ka rënë për të mos vdekur kurrë, dhe ne brezat e ardhme do të punojmë që porosinë e tyre  ta çojmë në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së qeverisë së tij

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së …