Kuvendi i Kosoves

Një delegacion i lartë nga Iowa e SHBA-ve, do të qëndrojë sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës

Një delegacion i lartë nga Iowa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i përbërë nga 50 anëtarë dhe i kryesuar nga Zach Nunn, Përfaqësues në Komitet për Marrëdhënieve Ndërkombëtare, nga Iowa State Capital dhe Timothy Orr, Gjeneral i Gardës Kombëtare të Iowas, do të qëndrojnë sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ata do të zhvillojë një takim me kreun e Kuvendit, Kadri Veselin. Delegacioni po ashtu do te mbaj takime me Komisionin për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, Komisionin për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Komisionin për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media.

Kontrolloni gjithashtu

Haga refuzon shtimin e Bislim Zyrapit në listën e dëshmitarëve të mbrojtjes, por pranon pesë deklaratat e tij për verifikim

Gjykata sepciale në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit për ta shtuar …