leoni

Qyteti i Gjakovës është binjakëzuar sot me qytetin amerikan Fort Dodge të Iowa-s

Qyteti i Gjakovës është binjakëzuar sot me qytetin amerikan Fort Dodge të Iowa-s

Qyteti i Gjakovës është binjakëzuar sot me qytetin amerikan Fort Dodge të Iowa-s. Një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot e ka vizituar Gjakovën, ku janë pritur nga Kryetari i Komunës, Ardian Gjini ku u informuan më shumë rreth zhvillimit të jetës në qytet. “Jemi jashtëzakonisht të lumtur që miqtë tanë sot janë këtu me ne dhe po përfundojmë një proces të nisur tashmë. Do të kemi bashkëpunim në të gjitha fushat e jetës, në  art, kulturë, zhvillim të biznesit”, tha ndër të tjera Kryetari Gjini, njofton kumtesa dërguar mediave.

Dawn Larson, specialist i zhvillimit ekonomik, u shpreh se gjatë qëndrimit do të shikojnë edhe bizneset.  “Jemi shumë të lumtur që ne do të shkëmbejmë përvojat tona në shumë fusha. Ne posa zhvilluam një takim në të cilin u njohëm më shumë me funksionimin e qytetit. Do të kemi mundësi që gjatë qëndrimit tonë këtu të shohim më për së afërmi edhe zhvillimin e bizneseve, do të shkëmbejmë edhe përvojat e universiteteve, do të shohim zhvillimin e jetës kulturore dhe historinë e qytetit tuaj”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …