Kryetari Jashari, priti në takim dy konsullët në Shtutgart

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, priti në takim, Besnik Miftaraj dhe Arjan Kashtanjeva, të dy konsull në Shtutgart të Gjermanisë. Gjatë këtij takimi ndër të tjera u diskutua për vizitën që do ta bëjë një delegacion nga Landi Baden- Württemberg në Qendrën e Kompetencës në Skenderaj. Ku gjatë kësaj jave në Skenderaj do të qëndrojnë dy profesorë shkencor, të cilët do të mbajnë trajnim me fokus në fushën e didaktikës dhe praktikës. Si dhe do të bëhet dorëzimi i certifikatave për 6 profesorët e Skenderajt. Këto certifikata janë të lëshuara nga akademia e landit, e cila bënë kualifikimin e arsimtarëve profesional në Baden- Württemberg.

Kontrolloni gjithashtu

Në 27-vjetorin e rënies, përkujtohen dëshmorët Shani Hoti dhe Afrim Bajraktari

Me rastin e 27-vjetorit të rënies së dëshmorëve Shani Hoti dhe Afrim Bajraktari, institucionet komunale …