Përkujtohet 37-vjetori i rënies heroike të Nebih e Tahir Mehës

Për nderë të 37-vjetorit të rënies heroike të Nebih e Tahir Mehës, Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, kryesuesen e kuvendit komunal, Fatbardha Haliti, si dhe Kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, dhe stafin e tij, drejtorë komunal, të dy komunave, deputetë, asamblistë, familjarë dhe qytetarë, bënë nderime dhe vendosën buqeta lulesh pranë varrezave të Nebih e Tahir Mehës. Pas Homazheve, u mbajt një manifestim përkujtimorë tek kulla e Tahir Mehës. Të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua, Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, po ashtu me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua edhe Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci. Ndërsa në emër të familjes Meha, foli Ilir Meha. Manifestimi përkujtimorë u përmbyll me një program kulturo-artistik.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …