leoni

Kryetari Muharremaj, ka përuruar fabrikën e ujit “Pika Group” në fshatin Mushtisht

Me një manifestim rasti u bë përurimi i fabrikës së ujit të pijshëm “Pika” në Mushtisht, përkatësisht reparti i ambalazhimit të ujit bio natyral dhe i patrajtuar kimikisht të vetmit të këtij lloji në fshatin Mushtisht, pronë e Azem Shalës. Në këtë përurim ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili edhe ka prerë shiritin përurues. Këtu u tha se uji nga kjo fabrikë dallon shumë nga ujërat tjerë të pijshëm, pasi është mrekulli që e ka dhënë natyra dhe se ky ujë përmban sipas analizave magnum dhe kalcioum dhe atë ne raportin 2 me 1. Kryetari Muharremaj, me këtë rast ka uruar që puna të ecë mbarë dhe të ketë afarizëm të mirë kjo ndërmarrje dhe të synojë në rritjen e kapaciteteve në vazhdim.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …