Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj priti sot në takim një delegacion të diasporës shqiptare

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj priti sot në takim një delegacion të diasporës shqiptare

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim një delegacion të përfaqësuesve të shoqatave, intelektualëve dhe biznesmenëve nga diaspora, me të cilët ka biseduar për nevojat dhe mbështetjen e Qeverisë së Kosovës ndaj kësaj pjese të shoqërisë sonë. Delegacioni përbehej nga përfaqësues nga diaspora në Gjermani, Austri, SHBA, Suedi, Zvicër, Angli dhe Greqi, të kryesuar nga Ragip Ramaj. Ai e ka vlerësuar lartë rolin dhe kontributin e diasporës kosovare gjatë viteve të rezistencës dhe luftës për liri. Kjo mbështetje dhe ky kontribut e obligon Qeverinë dhe institucionet tona që të ruajnë kujdesin dhe angazhimin për të përmbushur nevojat dhe kërkesat e tyre, ka thënë Kryeministri Haradinaj në këtë takim. Përfaqësuesit nga diaspora kane ngritur nevojën për mbështetjen institucionale nga Republika e Kosovës për hapjen e një kanali televiziv për diasporë. Kryeministri Ramush Haradinaj ka premtuar angazhimin dhe zotimin e tij personal që kjo dhe kërkesat tjera të diasporës të marrin vëmendjen e duhur të Qeverisë së Kosovës dhe ato të realizohen në afate optimale.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …