Portalet proqeveritare Indexonline dhe Ekspress shpifin për komunën e Prishtinë

Portalet propolicore Indexonline dhe Ekspress shpifin për komunën e Prishtinës

 

Mbrëmë vonë, Portali proqeveritar Indeksonline lansoi edhe një shpifje për Komunën e Prishtinës, duke thënë se vetura e Komunës së Prishtinës gjindej në atë kohë pranë një lokali në Graçanicë. Jemi të detyruar që për hir të informimit të drejtë të opinionit publik të njoftojmë se targat e veturave që i ka në shërbim Komuna e Prishtinës përfundojnë me numrin 19, deri sa vetura që paraqitet në këtë shpifje, numrin e fundit në targa e ka 34. Duke qenë se Indeksonline është i afërt me qarqe të caktuara të policisë, ka pasur mundësi ta vërtetojë faktin se kjo makinë nuk është e Komunës së Prishtinës, mirëpo ka zgjedhur që qëllimshëm të shpifë dhe ta dezinformojë opinionin publik. Komuna e Prishtinës do të ushtrojë padi për shpifje ndaj portalit indeksonline. Përkundër demantimit tonë shpifjes ​së portalit Indeksonline për Komunën e Prishtinës, portali tjetër i ngjashëm, Gazeta Express, e përsërit të njejtën shpifje. Komuna e Prishtinës do ta padisë edhe Gazetën Express për të njejtën shpifje.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …