Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, uron Talat Xhaferin,  për rizgjedhje në postin e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë

Problemet e shfaqura në politikën e jashtme deputetja Vjosa Osmani i cilëson si papjekuri institucionale

Përplasjet në mes të  zyrtarëve të Qeverisë në koordinimin e politikës së jashtme po cilësohen si papjekuri institucionale, e të cilat dëmtojnë objektivat e jashtme shtetërore. Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani ka theksuar  se debati në mes ministrit të Jashtëm, Behxhet Pacolli dhe zëvendësit të tij, Gjergj Dedaj, tregon qartë se ata po punojnë në bazë të premisave partiake. “Ata sillen sikur nuk janë në institucione shtetërore, por në parti politike. Deklaratat e papërgjeshme dhe të pakoordinuara mund të dëmtojnë rëndë interesin shtetëror. Prandaj është e domosdoshme qe para deklarimeve te kete paraprakisht koordinim me aktorët tjerë shtetëror të fushës së politikës së jashtme”, ka shtuar Osmani. Deklarimi i ministrit Pacolli, nëpër vende të Afrikës, i cili ka deklaruar se Kosova synon të jetë pjesë e Organizatës së Bashkëpunimit Islam, e ka nervozuar zëvendësministri i Jashtëm, Gjergj Dedaj, zyrtar i katapultuar në Qeveri, kryetar i një partie pa elektorat, i cili   ka kundërshtuar njohjen e shtetit të Kosovës dhe bashkëpunimin me  shtetet islame.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Nuk është hera e parë që qeveria tenton të kontrollojë mediat dhe gazetarët

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili është anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet …