Strukturat paralele inskenojnë ‘ISIS’-in në veri

Strukturat paralele serbe që veprojnë
në veri të Kosovës kanë bërë inskenimin e radhës: në disa shtëpi të serbëve në ‘Lagjen
e Boshnjakëve’ janë shkruar grafite me mbishkrimin ISIS. Kjo ka bërë që tek
serbët e këtyre lagjeve të përhapet një frikë e madhe. Policia e Kosovës ka
evidentuar rreth 10 raste të këtyre grafiteve, por nuk ka zbardhur autorët e këtyre
parullave. Me këtë rast, pjesëtarët e Policisë kanë shtuar praninë e tyre në
lagjet me popullatë të përzier në veri të Mitrovicës. Inskenimi i këtyre parullave
mund të jetë vetëm pretekst i strukturave paralele serbe për të shtuar praninë
e tyre në këtë pjesë në emër të mbrojtjes së serbëve nga ekstremizmi islamik, i
cili u atribuohet a priori shqiptarëve. Pjesëtarë të rrjetit agjenturor serb që
veprojnë në Kosovë, një praktikë të tillë e kishin ndjekur edhe në Manastirin e
Deçanit, ku në muret e tij kishin shënuar me sprej parulla me mbishkrimin ISIS.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …