Zihen në Kuvend kryesuesi, Xhavit Haliti dhe deputeti, Arben Gashi

Zihen në Kuvend kryesuesi, Xhavit Haliti dhe deputeti, Arben Gashi

Gjatë votimit për gjyqtarët në Kuvendin e ka ndodhur një incident mes kryesuesit të seancës së Kuvendit, Xhavit Halitit dhe deputetit të LDK-së, Arben Gashit. Haliti dhe Gashi  dje janë zënë   ndërmjet vete me shkëmbim fjalësh ndërsa sot janë përleshur edhe fizikisht. Xhavit Haliti ai i cili pasi që mbushi fletën e votimit për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese e sulmon fizikisht deputetin Gashi. Në konflikt është përfshirë edhe deputeti i AAK-së Gani Dreshaj,  por i cili është ndaluar nga deputetët e tjerë. Pas kësaj kryetari i Kuvendit Kadri Veseli i ka lutur të gjithë deputetët që të konceptohen në proces të votimit “Iu respektoj shumë të gjithë por iu kisha lutur të gjithë për hir të familjeve dhe sakrificës që të ndalen sjelljet e pahijshme në Kuvend.”, ka thënë Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …