Shkrimtari dhe analisti, Kim Mehmeti ka reaguar kundër arrestimit të Albin Kurtit dhe aktivisteve tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje. Kuptova se pas manifestimit të Ditës së Flamurit, policia ka arrestuar Albin Kurtin dhe dhjetëra aktivistë tjerë të Vetëvendosjes! Kush mund ta paramendonte se Prishtina, ku u shënua kalendari i rezistencës dhe i krenarisë shqiptare, këtë 28 Nëntor do e kremtojë si në kohën e Millosheviçit – me rrugë të bllokuara nga policia, me seli partiake të pushtuara nga forcat policore, me arrestime provokuese!? Vallë kush e tradhtoi ëndrrën: ne që besonim se liria duhet të na takojë të gjithëve, apo këta pushtetarët e sotëm që na i morën të gjitha, që nga pasuria e deri te festat kombëtare, këta pushtetarë që ende nuk e kanë kuptuar se regjimi që fshihet pas shpinës së policëve, kurrë nuk mund të jetë e mira e popullit!, ka shkruar Kim Mehmeti.
Kontrolloni gjithashtu
Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi marrin shtetësinë e Republikës së Kosovës
Ish-kongresmeni amerikan Joe DioGuardi dhe aktivistja Shirley Cloyes DioGuardi janë bërë zyrtarisht shtetas të Republikës …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
