Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka deklaruar se policia ka uzurpuar zyrat e Vetëvendosjes dhe nuk lejon të hyjë brenda atë, as aktivistët e tjerë të kësaj partie. Ai ka thënë me këtë rast se nuk do të ketë normalitet as në seancat plenare derisa të normalizohet marrëveshje për “Zajednicën” dhe demarkacionin. Jo zyrtarisht bëhet e ditur se Policia ka arrestuar rreth 100 aktivistë , ndërsa në mesin e tyre ka edhe të lënduar. Ndërkohë është bërë e ditur se tre aktivistë kanë mbetur të lënduar gjatë aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës për arrestimin e deputetit Albin Kurti. Është lënduar edhe ish-avokati i Popullit, veprimtari, Sami Kurteshi, anëtar i Vetëvendosjes i cili thuhet se është goditur në shpinë. Njëri nga të lënduarit ka marrë lëndime në kokë ndërsa njëri ka përjetuar atak nervor për shkak të frikës dhe të ftohtit.
Kontrolloni gjithashtu
Pushimi dimëror i Speciales, ndërkohë që drejtësia mbetet në vendnumëro
Gjykata Speciale në Hag ka hyrë në pushimin dimëror nga kjo e hënë, duke pezulluar …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
