Duke folur për intervenimin e Policisë Speciale në zyret e Vetëvendosjes pas mbarim të manifestimit paqësor të 28 nëntorit, arrestimit të deputetit, Albin Kurti dhe disa aktivëve të tjerë të Vetëvendosjes, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se ky veprim i sotshëm i pozitës do të mbetet në histori. Sot Mustafa e ka shpërfaqë se sa anti-kombëtar është. Pas një manifestimi paqësor, ata arrestojnë njeriun që dha shumë për këtë vend. Çdo arrestim i 28 nëntorit të këtij viti do të mbetet në histori. Qeverisaj e tillë policore e Isa Mustafës është e njëjtë me Qeverinë e Partisë Komuniste të Kosovës në vitet e ‘90-ta, kur ai ishte zyrtar i lartë i Rrahman Morinës. Isa Mustafa duhet të jap dorëheqje, sepse më nuk ka kthim prapa, ka thënë mes tjerash nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu”.
Kontrolloni gjithashtu
Sami Lushtaku shpreh gatishmërinë për rikandidim në Skenderaj
Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka deklaruar se është i gatshëm …