Kryetari Jashari mori pjesë në vënien e gurëthemelit të xhamisë në Klinë të Ulët

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, kryesuesen e kuvendit komunal, Fatbardha Haliti, drejtorë komunal, Kryetari i Bashkësisë Islame në Skenderaj, Nexhmedin Maksuti, imamë të xhamive dhe qytetarë, morën pjesë në vënien e gurëthemelit për ndërtimin e xhamisë në fshatin Klinë e Ulët. Gjatë fjalimeve në këtë ngjarje u theksua se ndertimi i kësaj xhamie në këtë kohë kur po shënojmë edhe muajin e ramazanit u cilësua si një vepër e madhe për të gjithë banorët muslimanë. Ndërtimi i kësaj xhamie u mundësua nga donatorët, ndërsa banorët e kësaj pjese u shprehen të kënaqur me ndërtimin e xhamisë në fshatin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë shënoi Tetorin Rozë me aktivitete sensibilizuese për ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit

Komuna e Vitisë, përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë …