U sulmua fizikisht nga tre persona gazetari i Radios-Kosova e Lirë, Durim Krasniqi, derisa po shkonte në xhami

U sulmua fizikisht nga tre persona gazetari i Radios-Kosova e Lirë, Durim Krasniqi

Mbrëmë rreth orës  22.00,  derisa po shkonte në Xhami, te Çerdhja e Fëmijëve prapa konvikteve, në Lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë, nga tre persona të rritur është sulmuar fizikisht, gazetari i Radios-Kosova e Lirë, Durim Krasniqi, i cili ka marrë lëndime të rënda trupore në fytyrë dhe në disa  pjesë të trupit. Ai është dërguar në ambulancë dhe pasi i është dhënë ndihma e parë është liruar për t’u shëruar në shtëpi. Gazetari, Durim Krasniqi e ka paraqitur rastin në polici ku edhe ka dhënë deklaratën e tij lidhur me sulmin e tre personave, dy nga ata të panjohur.

Policia ende nuk ka lëshuar  deklaratë lidhur me këtë sulm, i cili në radhë të parë ka shkas intolerancën fetare, dukuri kjo që po merr përmasa, në fushatën kundër islamit që po manifestohet herë pas herë në Kosovë.

Sulmin kundër gazetarit të vet, Durim Krasniqi Radio-Kosova e lirë e dënon ashpër si përpjekje të vazhdueshme të qarqeve të caktuara,  kundër kësaj Radioje.

Drejtoria e Radios pret nga policia dhe organet e drejtësisë që ta trajtojë me përgjegjësi këtë rast, përderisa ajo u jep hapësirë rasteve të kërcënimeve verbale kundër disa gazetarëve,  dhe nuk merr masa për raste të sulmeve me pasoja të rënda fizike  ndaj disa të tjerëve.

Kontrolloni gjithashtu

Nazim Rahimi: Situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në ARKEP

Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet

Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka …