Ministri Demolli bisedoi me mbasadoren e Finlandës në Kosovë, znj. Anne Huhtamaki

Ministri  FSK-së, Haki Demolli ka pritur në një takim pune, Ambasadoren e Finlandës në Prishtinë, znj. Anne Huhtamaki.  Ministri Demolli, me këtë rast ka falënderuar shtetin e Finlandës për bashkëpunimin dhe ndihmën që po jep për Kosovën edhe FSK-në, e gjithashtu një vlerësim të veçantë ministri i ka përcjellë Ambasadores për votën pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO që Finlanda e kishte ofruar ditë më parë në Paris.  Gjithashtu, Ministri Demolli e ka falënderuar shtetin e Finlandës për angazhimin e kontingjenteve ushtarake  në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë si dhe në kuadër të Ekipit këshillues të NATO-s për Ministrinë e FSK-së.  Ai e ka njoftuar Ambasadoren e Finlandës me zhvillimet në MFSK, duke nënvizuar procesin e transformimit të FSK-së, në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK). Po ashtu ministri Demolli, foli edhe për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve dhe ministrive të mbrojtjes, me theks të veçantë për mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit si dhe arritjen e një marrëveshje bashkëpunimi me institucionet e mbrojtjes dhe sigurisë së Finlandës. Ambasadorja e Finlandës në Prishtinë, znj. Anne Huhtamake pasi falënderoi ministrin Demolli për pritjen, shprehi kënaqësinë për bashkëpunimin e deritashëm në mes dy shteteve, duke vlerësuar arritjet e FSK-së në të gjitha fushat.

 Zonja Huhtamake në fund u shpreh për thellimin dhe vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …