Nxënësit që u stolisën në Olimpiadën e Melk-ut, takuan kryetarin Muharremaj

Disa nxënës të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “”Vëllezrit Frashëri” nga Bukoshi i Suharekës, disa ditë më parë ishin pjesmarrës në Olimpiadën e organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri, përkatsisht në qytetin Melk. Atje ata u stolisën me mirënjohje dhe medalje për sukseset e treguara në garat sportive të organizuara me këtë rast. Këto mirënjohje ata i sollën të kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, të cilën edhe e falënderuan për përkrahjen dhe  mbështetjën që ua bëri . Këta nxënës gjatë qëndrimit në Austri kanë takuar edhe Imer Lladrovci, konzull në Ambasadën e Kosovës në Austri, si dhe janë pritur nga kryetari i Stadt Melk-ut Thomas Widrich. Kryetari Muharremaj, ka përgëzuar nxënësit e Bukoshit dhe ka uruar që suksese te ngjajshme të kenë gjithmonë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu vizitoi anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor, të lënduar në aksident

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu vizitoi anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor, të …