leoni

Kryetari Latifi priti në takim komandantin e KFOR-it nga rajoni i jugut, kolonelin Sinan Barim

Gjatë ditës së merkurë, Kryetari i Komunë së Rahovecit, Smajl Latifi ka pritur në takim komandantin e KFOR-it nga rajoni i jugut, kolonelin Sinan Barim dhe përfaqësuesit e LMT-së Austriake në Rahovec. Gjatë këtij takimi është biseduar për gjendjen e sigurisë në Komunën e Rahovecit. Gjatë takimit Kryetari Latifi e ka informuar komandantin Barim, për qeverisjen komunale, për projektet, investimet si dhe sukseset e qeverisjes komunale aktuale. Është evident angazhimi dhe roli i KFOR-it, në funksion të ruajtjes së sigurisë në territorin e Komunës së Rahovecit tha kryetari Latifi. Komandantin e KFOR-it nga rajoni i jugut, kolonelin Sinan Barim, e ka  uruar kryetarin Latifi, për sukseset e qeverisjes Komunale. Në fund të takimit Kryetari Latifi dhe komandanti Barim, u dakorduan që bashkëpunimi mes Komunës së Rahovecit dhe KFOR-it do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …